Kantina Pupa

Historia jonë

Kantina Pupa, e themeluar në vitin 1991 në Fushë-Peshtan, rreth 10 km nga qyteti i Beratit, nisi fillimisht me vetem 1 hektarë vresht. Në vitin 1993, fillojmë prodhimin e verës dhe rakisë me rrush autokton të zonës.
Pas shumë vite pune e pasion për prodhimin e një vere cilësore, sot ofrojmë gjithashtu ambiente akomodimi, degustimi e restoranti të cilën e kemi krijuar në pështatje me arkitekturën tradicionale dhe historike Beratase.

Një ambient që ju ofron një paketë të plotë të degustimit të verës, guidë në vreshtarinë tonë, ushqim me gatime të zonës dhe një qendrim të qetë në ambientet tona akomoduese.
Me një punë të palodhur, në më shumë se 30 hektarë vreshta, sot kultivojmë me kujdes varietete të rrushit autokton si

Pulsi i Artë i Beratit, Serina e Zezë, Serina e Bardhë, Debina e Zezë, Debina e Bardhë dhe Birvoli, për të prezantuar një verë të këndshme në tryezat tuaja.

Vreshtaria jonë përfiton nga pozicioni gjeografik, e ndodhur në një kodër prej 500-700 metra mbi nivelin e detit, përballë Malit të Tomorrit, me një kompozitë dhe strukturë të veçantë të tokës, ndërthurur me punën tonë të kujdesshme e të dedikuar, jep një rezultat përfundimtar të një vere të shkëlqyer me aromë dhe shije të dallueshme.